KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Chelsea dhe Man City në bisedime për Enzo Marescan

Chelsea dhe Man City në bisedime për Enzo Marescan

Manchester City dhe Chelsea janë në negociata të vazhdueshme në lidhje me një paketë kompensimi për Enzo Marescan, shkruan BBC.

Bisedimet midis dy klubeve thuhet se janë në një fazë të avancuar, me zyrtarë të lartë që po punojnë për të arritur një marrëveshje.

Chelsea beson se ka të drejtë për kompensim pas largimit të Marescas, pasi trajneri kishte kontratë deri në vitin 2029 dhe u largua nga klubi vetëm gjashtë muaj më parë.

Klubi londinez ka shqyrtuar gjithashtu pozicionin e tij ligjor dhe pret që të paguhet një tarifë kompensimi, megjithëse shuma e saktë dhe afati kohor për zgjidhjen e çështjes mbeten të paqarta.

Manchester City e ka identifikuar Marescën si një kandidat kryesor për të zëvendësuar Pep Guardiolën, me italianin që tashmë ka rënë dakord të marrë drejtimin e ekipit në stadiumin Etihad. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.