KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet në Gjakovë një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit prej tre vitesh

Arrestohet në Gjakovë një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit prej tre vitesh

Një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë është arrestuar të hënën nga zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe është dërguar për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vitesh.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, zyrtarët e Stacionit Policor në Gjakovë, përkatësisht të Nënstacionit Policor në Ponoshec, rreth orës 14:10 kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë personin me inicialet K.B. në fshatin Rracaj të Gjakovës.

I dyshuari ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave ligjore, ai është dërguar në institucionin korrektues për të vuajtur dënimin me burg prej tre vitesh.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ritheksuar përkushtimin për zbatimin e vendimeve të organeve të drejtësisë dhe lokalizimin e personave të kërkuar, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.