Sunny Hill Festival rikthehet këtë verë në Prishtinë me një tjetër edicion që pritet të mbledhë mijëra vizitorë nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës. I konsideruar si festivali më i madh i muzikës në Kosovë dhe një nga festivalet kryesore në Evropën Juglindore, Sunny Hill ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e Prishtinës si destinacion kulturor dhe muzikor në nivel ndërkombëtar.
Përgjatë viteve, festivali është nominuar tri herë radhazi në mesin e 10 festivaleve më të mira në Evropë në kategorinë e festivaleve të mesme, duke sjellë në Kosovë artistë dhe emra të njohur të skenës globale. Edicioni i vitit 2026 vazhdon këtë traditë me një program që kombinon artistë ndërkombëtarë dhe përvoja të ndryshme festivalesh.
Detajet
Data: 31 korrik – 2 gusht 2026
Koha: Nga ora 14:00 deri në orët e hershme të mëngjesit
Vendndodhja: Sunny Hill Festival Park
Programi?
Ndër artistët e konfirmuar për këtë edicion janë:
- Katy Perry
- Keinemusik
- PAWSA
- Carlita
- Seth Troxler
- Manifest
Programi i plotë dhe aktivitetet tjera të festivalit publikohen nga organizatorët në prag të eventit.
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Pjesë e një prej festivaleve më të mëdha muzikore në Evropën Juglindore
- Mundësi për të ndjekur performanca nga artistë të njohur ndërkombëtarë
- Përvojë festivali që tërheq vizitorë nga vende të ndryshme të botës
- Atmosferë unike muzikore dhe kulturore në Prishtinë
- Festival i nominuar tri herë në mesin e 10 festivaleve më të mira në Evropë në kategorinë mid-size
Informatat tjera për biletat:
Biletat mund të blihen përmes faqes zyrtare:
Çmimi i biletës: nga 195 euro
Për më shumë informata:
Instagram:
Sunny Hill Festival Instagram
Webfaqe:
Sunny Hill Festival
Sponsor i këtij edicioni është edhe IPKO
