KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nenad Rashiq siguron një ulëse në Kuvend, Lista Serbe 9 – si pritet ndarja e ulëseve te komunitetet

Nenad Rashiq siguron një ulëse në Kuvend, Lista Serbe 9 – si pritet ndarja e ulëseve te komunitetet

Partitë e komuniteteve në Kosovë, pas zgjedhjeve të 7 qershorit, mund të presin ndarjen e ulëseve në Kuvendin e Kosovës, ndonëse votat nga diaspora dhe votat me kusht ende nuk janë numëruar plotësisht shkruan Telegrafi.

Te komuniteti serb prin Lista Serbe me 6.18% apo gjithsej 43,071 vota, që pritet t’i sigurojë 9 ulëse në Kuvend. Ndërkohë, Nenad Rashiq dhe partia e tij, pavarësisht presionit nga Serbia dhe zyrtarët e Listës Serbe, sipas rezultateve të deritanishme sigurojnë 1 ulëse në parlament. Partia e tij ka marrë 0.76% apo 5,285 vota.

Te komuniteti turk në Kosovë, KDTP ka marrë 0.77% apo 5,337 vota, duke siguruar 2 deputetë.

Siç shkruan Telegrafi, te komuniteti boshnjak, “Koalicioni Vakat” ka marrë 0.55% me 3,810 vota dhe siguron një ulëse, ndërsa SDU e Duda Baljes ka 0.38% apo 2,637 vota dhe siguron një deputet. Partia e Emilija Rexhepit, NDS, ka 0.36% apo 2,519 vota dhe po ashtu siguron një ulëse.

Ndërkohë, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) ka 0.46% me 3,196 vota dhe siguron një deputet. Partia Liberale Egjiptiane (PLE) ka 0.25% me 1,751 vota, ndërsa Jedinstvena Goranska Partija e Adem Hoxhës ka 0.25% me 1,749 vota – të dyja sigurojnë nga një ulëse secila.

Sipas kësaj ndarjeje, Lista Serbe pritet të ketë 9 deputetë, Nenad Rashiq 1, KDTP 2, Vakat 1, SDU 1, NDS 1, IRDK 1, PLE 1 dhe partia e Adem Hoxhës 1 deputet./Telegrafi/.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.