KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

ALBI MALL vlerësohet me çmimin QUDAL per sektorin më të mirë të modës në Kosovë

ALBI MALL vlerësohet me çmimin QUDAL per sektorin më të mirë të modës në Kosovë

ALBI MALL është vlerësuar për vitin 2026/27 me çmimin ndërkombëtar QUDAL, Quality Medal nga ICERTIAS, duke u renditur ndër qendrat tregtare më të vlerësuara për cilësinë e ofertës së dyqaneve të veshjeve në Kosovë. Ky është viti i dytë që ALBI MALL nderohet me këtë vlerësim prestigjioz, duke dëshmuar vazhdimësinë e standardeve të larta që ofron për konsumatorët.

Ky vlerësim konfirmon besimin dhe vlerësimin e konsumatorëve ndaj ALBI MALL si një qendër moderne për blerje, argëtim dhe përvojë familjare. Përkushtimi ndaj cilësisë, brendeve të njohura dhe krijimit të një ambienti bashkëkohor vazhdon të mbetet prioritet i ALBI MALL.

Me mbi 250 brende të njohura ndërkombëtare dhe vendore, ALBI MALL është shndërruar në një nga qendrat më të frekuentuara dhe më të besueshme në vend. Përkushtimi ndaj cilësisë, inovacionit dhe përvojës së konsumatorit mbetet një nga arsyet kryesore pse ALBI MALL vazhdon të vlerësohet nga publiku dhe organizata ndërkombëtare si ICERTIAS.

QUDAL, Quality Medal është një nga programet më prestigjioze të ICERTIAS, që njeh kompanitë dhe brendet të cilat konsumatorët i vlerësojnë për cilësi dhe përvojë të lartë shërbimi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.