KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky: Ngrirja e vijave të betejës aty ku është ‘rruga më e shpejtë’ për paqe

Zelensky: Ngrirja e vijave të betejës aty ku është ‘rruga më e shpejtë’ për paqe

Volodymyr Zelensky ka thënë se do të binte dakord të ngrinte vijat e territorit me Rusinë ashtu siç ekzistojnë aktualisht, në një intervistë ekskluzive me Sky News.

Prezantuesja kryesore e lajmeve botërore, Yalda Hakim, e pyeti Zelensky-n se si do të dukej një armëpushim me Rusinë, transmeton Telegrafi.

Më konkretisht, ajo tha: “Nëse do të bihej dakord për një armëpushim nesër, ku do të dëshironit që vijat të ngriheshin? Ku janë ato në këtë moment? A do të ishit dakord me këtë?”

“Po. Është mënyra më e shpejtë”, tha Zelensky.

“Por, ne duam ta ndalojmë luftën në një mënyrë ku lufta nuk do të kthehet. Nuk është ideja vetëm të ngrihet, por mënyra më e shpejtë është të ngrihet dhe të zhvendoset në një mjedis diplomatik”, tha Zelensky.

I pyetur nëse kjo do të thoshte t’i jepej Rusisë ajo që dëshiron në këtë moment, ai tha: “Jo, nuk është vetëm të jepet”.

“Të qëndrojmë aty ku jemi do të thotë t’u japim popullit të Ukrainës më shumë mundësi për të shpëtuar fëmijët e tyre dhe që ushtarët të kthehen. Mendoj se kjo është e rëndësishme për ne”, shtoi ai. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.