KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Exit Poll-i i PIPOS me diasporën: LVV 45.7%, PDK 19.8%, LDK 17.2% dhe AAK 6.2%

Exit Poll-i i PIPOS me diasporën: LVV 45.7%, PDK 19.8%, LDK 17.2% dhe AAK 6.2%

Klan Kosova, në bashkëpunim me kompaninë PIPOS, ka publikuar rezultatet e Exit Poll-it për zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën sot, më 7 qershor 2026.

Sipas këtyre projeksioneve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e udhëhequr nga Albin Kurti, renditet forca e parë politike me 45.7 për qind të votave, që përkthehet në 52 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me kandidatin Bedri Hamza, renditet e dyta me 19.8 për qind të votave ose 22 ulëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, sipas Exit Poll-it ka fituar 17.2 për qind të votave, duke siguruar 19 ulëse në Kuvend.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me Ardian Gjinin si kandidat, ka marrë 6.2 për qind të votave, që i sigurojnë 7 ulëse.

Ndërkaq, subjektet e tjera politike së bashku vlerësohet se kanë fituar 0.8 për qind të votave.

Sipas të dhënave të publikuara nga Klan Kosova, në këto rezultate të Exit Poll-it janë përfshirë edhe votat e diasporës.

Duhet theksuar se bëhet fjalë për projeksione të Exit Poll-it dhe jo për rezultate zyrtare.

Rezultatet përfundimtare do të publikohen nga institucionet përgjegjëse pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.