KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni, përcaktoni fatin e Republikës

Abdixhiku thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni, përcaktoni fatin e Republikës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës, në orët e fundit të procesit zgjedhor.

Në një mesazh publik, Abdixhiku theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke nënvizuar se qytetarët po vendosin për të ardhmen e vendit për katër vitet e ardhshme.

“Dilni dhe votoni! Përcaktoni fatin e Republikës tonë!”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai shtoi se kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e vendvotimeve dhe bëri thirrje për mobilizim të qytetarëve.

“Kanë mbetur më pak se dy orë deri në përfundimin e votimeve në Kosovë. Dilni, votoni, ushtroni të drejtën tuaj.”

Abdixhiku theksoi se çdo votë ka peshë në përcaktimin e drejtimit të vendit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.