KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Studenti amerikan i zhdukur prej më shumë se një jave gjendet i vdekur në Japoni

Studenti amerikan i zhdukur prej më shumë se një jave gjendet i vdekur në Japoni

Trupi i një studenti amerikan, i cili rezultonte i zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, është gjetur në një zonë malore pranë Kioto, konfirmoi familja e tij.

James “Weston” Higginbotham, 20 vjeç, ishte parë për herë të fundit në Stacionin e Kiotos rreth një javë më parë.

Pas zhdukjes së tij, autoritetet japoneze dhe vullnetarë të komunitetit organizuan një operacion të gjerë kërkimi.

Lajmi për gjetjen e trupit u bë i ditur nga nëna e tij, Nancy Higginbotham.

“Hidhërimi që ndiejmë është i pamundur të shprehet me fjalë. Jemi përjetësisht mirënjohës për kohën që kaluam me Westonin tonë të dashur, por nuk mund ta imagjinojmë jetën pa të”, tha ajo.

Nancy Higginbotham falënderoi gjithashtu të gjithë ata që morën pjesë në kërkimet, ofruan ndihmë apo mbështetje morale për familjen gjatë ditëve të vështira.

“Mbështetja dhe mirësia e treguar nga kaq shumë njerëz na ndihmuan të përballonim ditët më të errëta të jetës sonë”, deklaroi ajo. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.