KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Koreja e Jugut drejt emërimit të kryeministres së parë grua pas 20 vitesh

Koreja e Jugut drejt emërimit të kryeministres së parë grua pas 20 vitesh

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ka zgjedhur Han Seongsook, ministren e vendit për bizneset e vogla dhe të mesme dhe startup-et, për kryeministre, ka njoftuar zyra presidenciale.

Nëse miratohet nga parlamenti, Han do të bëhet kryeministrja e parë femër e Koresë së Jugut në 20 vjet.

Han, e cila më parë kishte shërbyer edhe si drejtoreshë ekzekutive e gjigantit të internetit të Koresë së Jugut, Naver, pritet të udhëheqë transformimin e Al të vendit, sipas shefit të stafit presidencial të Koresë së Jugut, Kang Hoon-sik.

“Han do të jetë në gjendje ta transformojë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut – të nxitur nga bumi i gjysmëpërçuesve dhe rritja e eksporteve – në një rritje gjithëpërfshirëse që i arrin të gjithë, përfshirë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, tha Kang.

Roli i kryeministrit është kryesisht ceremonial dhe administrativ sipas sistemit presidencial të Koresë së Jugut. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.