Në Deçan është konfiskuar një armë zjarri pasi një person i dyshuar është ndaluar nga Policia e Kosovës në rrethana të rastësishme.
Sipas njoftimit policor, ngjarja ka ndodhur më 6 qershor 2026, rreth orës 09:35, kur një mashkull kosovar, derisa po kalonte vendkalimin e këmbësorëve, është rrëzuar dhe nga brezi i tij i ka rënë një armë.
Në afërsi kanë qenë zyrtarë policorë, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë, duke e shoqëruar personin e dyshuar në stacionin policor për intervistim.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë hetimore. /Telegrafi/
