KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ronela Hajati anulon aktivitetet e fundjavës dhe shtyn publikimin e këngës: Është gjëja më e vogël në respekt të një populli

Ronela Hajati anulon aktivitetet e fundjavës dhe shtyn publikimin e këngës: Është gjëja më e vogël në respekt të një populli

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka vendosur të bëhet zëri i solidaritetit, duke anuluar të gjitha aktivitetet muzikore të planifikuara për këtë fundjavë, si shenjë respekti për ngjarjet e fundit që kanë tronditur vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ronela ka bërë të ditur se edhe publikimi i këngës së saj të re në bashkëpunim me Capital T do të shtyhet për ditën e hënë, ndërsa njësoj janë anuluar edhe koncertet apo eventet e tjera që ajo kishte planifikuar gjatë fundjavës.

Në mesazhin e saj, këngëtarja thekson se vendimi i saj nuk lidhet me politikë, por me respektin ndaj publikut dhe ndaj asaj që po ndodh aktualisht.

“Si një vajzë që s’jam përfshirë kurrë në politikë, fare e pavarur, më duket gjëja më e vogël në respekt të një populli që është i vetmi që në fund të ditës më ka dëgjuar, rritur dhe mbështetur,” shkruan Ronela, duke lënë të kuptohet se për të, kauza dhe situata e momentit kanë më shumë peshë se argëtimi.

Në fund të njoftimit, Ronela u ka bërë thirrje ndjekësve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për sot, duke dhënë edhe orarin.

“Do kemi kohë për të kërcyer e për të dëgjuar muzikë gjithë kohës. Btw sot në 18:00 ka protestë, shihemi,” përfundon ajo.

Vendimi i artistes është pritur me reagime të shumta nga fansat, të cilët e kanë përgëzuar për qëndrimin dhe mesazhin e saj. /Telegrafi/

Foto: Ronela Hajati/InstaStory

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.