Haki Huruglica, kandidat për herë të parë për deputet me numrin 105 në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përfaqëson një brez të ri profesionistësh të angazhuar në jetën institucionale dhe politike të vendit.
I lindur më 25 korrik 1996 në Gjilan, ai ka ndërtuar një bazë të fortë akademike duke përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa aktualisht është në përfundim të studimeve në Fakultetin Juridik, duke zgjeruar njohuritë e tij në fushën e së drejtës.
Përvoja e tij profesionale në institucionet qendrore të Republikës së Kosovës filloi në vitin 2021, kur u angazhua në kabinetin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Më pas, ai ushtroi detyrën e zyrtarit për koordinim të politikave në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ku kontribuoi në procese të rëndësishme institucionale dhe në administratën qendrore shtetërore.
Gjatë kësaj periudhe, ai u përfshi në procese të ndryshme politike dhe organizative, me fokus në hartimin e politikave të bazuara në analiza dhe forcimin e organizimit të brendshëm.
Aktualisht, Huruglica është i angazhuar si Drejtor në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit, duke punuar ngushtë me çështjet që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe institucional.
Interesat e tij përfshijnë zhvillimin ekonomik, politikat publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe avancimin e institucioneve demokratike në Kosovë.
Në kuadër të garës për zgjedhjet e 7 qershorit, ai kërkon besimin e qytetarëve duke vënë në pah përvojën e tij institucionale, angazhimin publik dhe vizionin për të kontribuar në proceset vendimmarrëse në Kuvendin e Kosovës.
116
105
