KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Salsano Rrapi dhe Arilena Ara prezantuesë të Festivalit të Këngës në RTSh

Salsano Rrapi dhe Arilena Ara prezantuesë të Festivalit të Këngës në RTSh

Sonte (e mërkurë) hapet zyrtarisht nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSh, një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në vend.

Katër netë, më 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor, do të sjellin për publikun 28 këngë konkurruese.

Moderatorë të këtij viti janë Arilena Ara dhe Salsano Rrapo, siç raporton Pop Art.

Nga provat e zhvilluara, PopArt Media ka siguruar edhe pamjet e para nga skena, duke zbuluar pamjen e dy moderatorëve dhe elementët kryesorë të skenografisë.

Arilena shfaqet me një fustan të bardhë elegant, me një dizajn të veçantë që thekson linjat dhe siluetën, ndërsa detajet me gurë i japin veshjes një prekje glamuroze.

Nga ana tjetër, Rrapi ka zgjedhur një paraqitje klasike dhe formale, me kostum të zi, këmishë të bardhë dhe papion, duke i qëndruar besnik stilit tradicional të një mbrëmjeje gala.

Duhet theksuar se gjithsej janë 28 konkurrentë, ku mbetet për t’u parë se si do të shkojë në vazhdim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.