KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

David Silva: Puna me Guardiolën ishte në një nivel tjetër

David Silva: Puna me Guardiolën ishte në një nivel tjetër

Ish-ylli i Manchester Cityt, David Silva, ka folur hapur për ndikimin që Pep Guardiola pati në karrierën e tij, duke e përshkruar punën nën drejtimin e trajnerit aktual të Cityt si “një nivel tjetër”.

Silva është njëri nga legjendat e mëdha të Cityt, pasi luajti te klubi nga Etihad për 10 sezone, teksa fitoi 13 trofe, ndër to katër Liga Premier.

Ai erdhi si një djalë i ri nga Valencia, por u rrit shpejt duke u bërë njëri nga mesfushorët më të mirë sulmues në botë.

Megjithatë, Silva ia ka atribuuar suksesin e tij trajnerit Guardiola, i cili sipas tij e ripërcaktoi rolin e tij në fushë.

“Unë kam luajtur shumë në krah, megjithëse lëvizja në qendër, dhe ai më vendosi në mes. Ai pozicion më përshtatej në mënyrë të përkryer”, ka thënë fillimisht Silva.

“Puna me të ishte në një nivel tjetër, sepse ai tashmë dinte gjithçka që do të bënte skuadra tjetër, ai i kishte të gjitha të përgatitura dhe gjërat thjesht ranë në vendin e tyre gjatë ndeshjes. Është një nivel tjetër”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.