Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka deklaruar se Podujeva “sonte dëshmoi mobilizim, energji dhe besim” për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.
Haliti theksoi se atmosfera dhe pjesëmarrja në tubim, sipas tij, dëshmojnë përkrahjen qytetare për PDK-në në prag të ditës së votimit.
Ndërkaq, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se “për projekte të mëdha ka vetëm një emër”, duke shtuar se më 7 qershor “ka vetëm një numër: PDK 125”.
