KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndau bursa për studentët e UP-së, Dr. Metë Shatri premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Ndau bursa për studentët e UP-së, Dr. Metë Shatri premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Kandidati për deputet me numër 92 nga Lëvizja Vetëvendosje, Dr. Metë Shatri, prej vitesh njihet për mbështetjen e vazhdueshme ndaj të rinjve dhe studentëve.

Në vitin 2023, përmes ordinancës së tij stomatologjike “Dentline”, ai kishte ndarë 10 bursa nga 500 euro për studentët e dalluar të Universitetit të Prishtinës, duke mbështetur ata në rrugëtimin e tyre akademik.

Për këtë kontribut në përkrahje të arsimit dhe studentëve, dr. Shatri ishte nderuar me mirënjohje nga ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi.

“Në të vërtetë nuk ka ndonjë investim më të mirë sesa ai që bëhet te studentët, te gjeneratat e reja, andaj e çmojmë jashtëzakonisht shumë veprimin e dr. Shatrit”, theksoi rektori Qerimi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.