Arsenali raportohet se po i bashkohet garës për të nënshkruar me sulmuesin e Real Sociedadit, Ander Barrenetxea, sipas Sportsboom.
Thuhet se Arsenali dhe Tottenhami po e monitorojnë nga afër progresin e 24-vjeçarit, me lojtarin spanjoll të krahut që ka impresionuar te skuadra baske gjatë sezoneve të fundit.
Barrenetxea ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh në kontratën e tij aktuale, çka pasqyron rëndësinë që ka për Real Sociedadin.
Megjithatë, besohet se Arsenali po e shqyrton mundësinë të hapë bisedimet me një ofertë fillestare rreth 30 milionë euro, dukshëm më e ulët se klauzola, me synimin për të testuar gatishmërinë e Sociedadit për të negociuar.
“Topçinjtë” synojnë të dalin përpara rivalëve të tyre të Londrës së Veriut në betejën për firmën e anësorit, teksa vazhdojnë të forcojnë opsionet në repartin ofensiv.
Klubi londinez beson se Barrenetxea përshtatet në mënyrë ideale me projektin afatgjatë, falë lojës së tij efektive në krahë dhe disiplinës taktike që po rritet.
Stili i lojës së Barrenetxeas konsiderohet i përshtatur për Ligën Premier: vrapimet që e shtrijnë mbrojtjen në anë, aftësia në driblim dhe efikasiteti në fazën përfundimtare e vendosin atë në profilin modern të një anësori.
Përmirësimi i tij në disiplinën taktike e bën një opsion të besueshëm jo vetëm në sulm, por edhe për kontributin në fazën defansive./Telegrafi/
