KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mickoski: Të avancojmë procesin eurointegrues, por pa e humbur dinjitetin maqedonas

Mickoski: Të avancojmë procesin eurointegrues, por pa e humbur dinjitetin maqedonas

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është sërish aktual dhe se vendi mbetet i përkushtuar ndaj integrimeve evropiane, por pa bërë lëshime nga dinjiteti kombëtar.

Mickoski informoi se ka zhvilluar takim konstruktiv me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ku kanë diskutuar për perspektivën evropiane të vendit dhe procesin e zgjerimit të BE-së.

Ai theksoi se Maqedonia është vend i fokusuar në reforma, mirëpo dhe në ruajtjen e interesave kombëtare.

“Këto janë momente kur Bashkimi Evropian qartë thotë se procesi i zgjerimit po bëhet i gjallë. Detyra jonë si qeveri është ta ruajmë dhe ta avancojmë këtë proces, por njëkohësisht të mos e humbasim dinjitetin, siç ka ndodhur në dekadat e kaluara kur bëhet fjalë për aspiratat maqedonase për anëtarësim në BE. Patëm një takim mjaft konstruktiv me kanceralin gjerman. Jam shumë i kënaqur me bisedën”, tha kryeministri.

Mickoski shprehu kënaqësi edhe për bisedimet me presidentin francez Emmanuel Macron dhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Sipas tij, në takime janë hapur edhe çështjet lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Ai përsëriti se qëndrimi i Qeverisë për këtë çështje mbetet i pandryshuar, duke shtuar se një pjesë e madhe e vendeve anëtare të BE-së i kuptojnë pozicionet e Maqedonisë së Veriut.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.