KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Severna Brigada”ia përdor emrin Vuçiqit për mobilizim – e paraqet si simbol të grupit

“Severna Brigada”ia përdor emrin Vuçiqit për mobilizim – e paraqet si simbol të grupit

Një postim i publikuar së fundmi nga profili “Severna Brigada”, organizatë e shpallur terroriste nga autoritetet e Kosovës, ka tërhequr vëmendje për shkak të përdorimit të emrit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një mesazh propagandistik të shpërndarë në rrjetet sociale.

Në fotografinë e publikuar shfaqen ujqërit, simbolikë e përdorur shpesh nga grupet nacionaliste dhe paramilitare, ndërsa mbi ta qëndron mbishkrimi “VUÇIQ TEAM SERBIA”. Në fund të postimit është vendosur slogani: “Ko sme, taj može. Ko ne zna za strah, taj ide napred” (“Kush guxon, ai mundet. Kush nuk njeh frikë, ai ecën përpara”).

Pra, një organizatë e sanksionuar dhe e cilësuar si terroriste nga institucionet e Kosovës përdor emrin e presidentit serb në materialet e saj propagandistike ngre pikëpyetje serioze për narrativat që promovohen në hapësirën digjitale dhe për mënyrën se si figurat politike shfrytëzohen për mobilizim ideologjik.

“Severna Brigada” është përmendur në disa raste nga institucionet e sigurisë si strukturë që promovon mesazhe ekstremiste, kërcënuese dhe destabilizuese, veçanërisht në veri të Kosovës.

Përmes rrjeteve sociale, kjo organizatë ka publikuar vazhdimisht përmbajtje me simbolikë nacionaliste dhe mesazhe që nxisin tensione ndëretnike.

Publikimi i fundit vjen në një periudhë të ndjeshme politike para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen të dielën, më 7 qershor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.