Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Metë Shatri që në këto Zgjedhje të Jashtëzakonshme garon me numër 92, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim në Bashkësinë Islame të Kosovës me Sabri Bajgorën, drejtor i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame dhe ish-kryeimam i Kosovës.
Në një postim në Facebook, Shatri ka thënë se gjatë takimit kanë diskutuar për rëndësinë e edukimit, ruajtjen e vlerave tradicionale dhe rolin e institucioneve në zhvillimin e shoqërisë.
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të veçantë dhe me shumë vlerë në Bashkësinë Islame të Kosovës me z. Sabri Bajgora… Diskutuam për rëndësinë e edukimit, ruajtjen e vlerave tradicionale dhe rolin e institucioneve në zhvillimin e shoqërisë sonë”, ka shkruar Shatri.
Ai ka bërë të ditur se gjatë vizitës ka pranuar edhe tri libra, të cilët, sipas tij, do t’i lexojë me kënaqësi.
“Me këtë rast, pranova tre libra, të cilët do t’i lexoj me kënaqësi të veçantë”, ka shkruar Shatri.
Shatri ka falënderuar Bajgorën për mikpritjen dhe bashkëbisedimin, duke përmbyllur postimin me thirrjen: “Krejt për shtet, shtet për krejt!”.
