KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

PSG përjashton shitjen e dy yjeve pas interesimit të Real Madridit

PSG përjashton shitjen e dy yjeve pas interesimit të Real Madridit

Klubi francez, Paris Saint-Germain thuhet se nuk është aspak i interesuar të shesë yjet kryesorë të ekipit edhe përkundër ofertave marramendëse që mund të vijnë për shërbimet e tyre.

Sipas mediumit COPE, PSG ka deklaruar se dyshja e mesfushës Vitinha dhe Joao Neves nuk janë në shitje për shkak të interesit të raportuar nga Real Madridi.

Kandidati presidencial i Madridit, Florentino Perez, ka zbuluar se do të bënte një ofertë prej 150 milionë eurosh për një lojtar të rëndësishëm javën e ardhshme, pa specifikuar emrin.

Më pas, raportet e mediave kanë lidhur dyshen portugeze me kryeqytetin spanjoll duke cilësuar se njëri nga ta do të jetë transferimi “galaktikë” i Perez gjatë verës.

Megjithatë, Les Parisiens i shohin Vitinhan dhe Nevesin si të paprekshëm dhe as nuk do të hyjnë në negociata me Los Blancos.

Dyshja portugeze e mesfushës ka qenë një pjesë integrale e dominimit të paparë të PSG-së, duke frymëzuar skuadrën e Luis Enriques drejt dy titujve radhazi të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.