KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

MIT ndan mjetet për rrugën Gorancë–Krivenik

MIT ndan mjetet për rrugën Gorancë–Krivenik

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se Ministria ka zotuar mjetet për projektin “Ndërtimi i rrugës Gorancë – Krivenik, Faza II”, në Komunën e Hanit të Elezit.

Sipas njoftimit, projekti parashihet të përfshijë ndërtimin e 2.5 kilometrave rrugë, me vlerë totale prej 694 mijë euro, ndërsa financohet plotësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

“Ky projekt përfshin ndërtimin e 2.5 kilometrave rrugë, me vlerë totale prej 694,000 euro dhe financohet plotësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit”, thuhet në njoftim.

Ministri ka bërë të ditur se për vitin aktual janë ndarë 215,238 euro për realizimin e punimeve.

“Për vitin aktual janë ndarë 215,238 euro për realizimin e punimeve”, është thënë më tej.

Po ashtu, ministri ka rikujtuar se në këtë komunë Ministria ka mbështetur edhe Fazën I të projektit Gorancë – Krivenik, në gjatësi prej 1.8 kilometrash, me investim prej 400 mijë euro.

Në njoftim thuhet se investimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qarkullim, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët e Hanit të Elezit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.