Një instalacion artistik i realizuar nga artisti Burim Berisha, i krijuar nga materiale të ricikluara, është prezantuar me synimin për të ngritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe për të rikujtuar se ajo që shpesh shihet si mbeturinë mund të shndërrohet në art dhe mesazh publik.
Sipas njoftimit, instalacioni përdor materiale të ricikluara për të përcjellë një mesazh të thjeshtë dhe të fuqishëm se mbeturinat, përveçse problem mjedisor, mund të kthehen në mjet ndërgjegjësimi dhe kujtese publike për rëndësinë e ruajtjes së natyrës.
“Instalacioni artistik… përdor materiale të ricikluara për të përcjellë një mesazh të thjeshtë dhe të fuqishëm: ajo që shpesh shihet si mbeturinë mund të kthehet në art, ndërgjegjësim dhe kujtesë publike për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”, thuhet në njoftim.
Aktiviteti është organizuar në kuadër të fushatës për ndërgjegjësim ndaj ndryshimeve klimatike “Mendo Gjelbër, Vepro Gjelbër”, e mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosova, dhe është bashkëorganizuar me shkollën fillore “Faik Konica”.
“Aktiviteti organizohet në kuadër të fushatës… ‘Mendo Gjelbër, Vepro Gjelbër’, e mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosova, dhe bashkëorganizohet me shkollën fillore ‘Faik Konica’”, thuhet më tej.
Sipas organizatorëve, aktiviteti i është dedikuar ekskluzivisht mbulimit të inaugurimit të instalacionit artistik, shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, si dhe mesazheve për mbrojtjen e mjedisit. /Telegrafi/
