KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Haki Huruglica Nr.105 – Dora e djathtë e qytetarëve, zëri i veprave

Haki Huruglica Nr.105 – Dora e djathtë e qytetarëve, zëri i veprave

Në një kohë kur qytetarët kanë nevojë për përfaqësues që i dëgjojnë, i kuptojnë dhe qëndrojnë pranë tyre, emri i Haki Huruglicës veçohet si shembull i angazhimit të sinqertë dhe punës konkrete në shërbim të komunitetit.

Për vite me radhë, Haki Huruglica ka qenë afër qytetarëve, duke u bërë adresë e kërkesave, shqetësimeve dhe iniciativave që kanë synuar përmirësimin e jetës së përditshme.

Ai nuk është njohur për fjalë të mëdha, por për veprime që kanë lënë gjurmë në komunitet. Pos tjerash kontributi i tij është vlerësuar veçanërisht është sporti.

Huruglica ka qenë ndër mbështetësit dhe iniciuesit kryesorë të projektit për stadiumin e KF Studenti, duke dëshmuar se investimi në sport është investim në të rinjtë, në shëndetin dhe në të ardhmen e shoqërisë sonë.

Ky projekt nuk përfaqëson vetëm një infrastrukturë sportive, por një mundësi më shumë për zhvillimin e talenteve dhe promovimin e vlerave pozitive.

Përkushtimi i tij ndaj qytetarëve, gatishmëria për të ndihmuar dhe për të marrë iniciativa në dobi të qytetarëve e kanë bërë Haki Huruglicën një figurë të respektuar dhe të besueshme.

Ai ka dëshmuar se politika duhet të jetë shërbim ndaj njerëzve dhe jo privilegj personal.

Sot, kandidatura e Haki Huruglicës për deputet paraqet vazhdimësinë e një rruge të ndërtuar mbi punë, afërsi me qytetarët dhe përkushtim ndaj interesit publik.

Për shumë qytetarë, ai mbetet njeriu që ka qenë pranë tyre kur është dashur, duke e merituar besimin për t’i përfaqësuar edhe në institucionet më të larta të vendit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.