KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Përfundon restaurimi i “Shtëpisë së Përshpirtshme” në Shtime

Përfundon restaurimi i “Shtëpisë së Përshpirtshme” në Shtime

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se ka përfunduar restaurimi i “Shtëpisë së Përshpirtshme” në Shtime, objekt me vlera historike dhe kulturore, i ndërtuar në vitin 1923.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, restaurimi i ka rikthyer objektit funksionalitetin dhe rolin e tij në shërbim të qytetarëve, ndërsa hapësira tash e tutje do të përdoret për aktivitete kulturore, artistike, edukative dhe kreative, në funksion të të rinjve dhe komunitetit lokal.

“Shtëpia e Përshpirtshme në Shtime i rikthehet jetës dhe komunitetit. Ka përfunduar restaurimi i këtij objekti me vlera historike e kulturore, i ndërtuar në vitin 1923, duke i rikthyer funksionalitetin dhe rolin e tij në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Ministria bën të ditur se në përurimin e objektit kanë marrë pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.