Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të vogël në perëndim të Kroacisë.
Policia kroate konfirmoi se aeroplani është rrëzuar në zonën Campanozh, midis rajoneve Kashtijun dhe Medulin, pranë aeroportit sportiv të Medulinit.
Bëhet fjalë për një aeroplan të vogël gjerman që ishte nisur nga Austria me destinacion Medulinin, raportojnë mediat kroate duke cituar burime jozyrtare.
Siç njoftohet, më shumë detaje për aksidentin pritet të bëhen të ditura në mbrëmje, pas mbërritjes së hetuesve të Agjencisë për Hetimin e Aksidenteve në Trafikun Ajror, Detar dhe Hekurudhor (AIN).
Shërbimet emergjente kanë dalë në vendngjarje për të ndërmarrë masat dhe veprimet e nevojshme.
Hetimet për aksidentin janë duke vazhduar. /AA/
