KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KE: Situata në pikat kufitare Serbi-Mali i Zi duhet të kthehet në normalitet

KE: Situata në pikat kufitare Serbi-Mali i Zi duhet të kthehet në normalitet

Komisioni Evropian ka reaguar ndaj ngjarjeve të djeshme në Mal të Zi, kur policia kufitare malazeze në Aeroportin e Tivatit mohoi hyrjen dhe i ktheu një grup qytetarësh serbë në Beograd.

“Jemi të vetëdijshëm për vendimin e autoriteteve kufitare malazeze që, për arsye sigurie dhe në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar, të ndalojnë hyrjen e një numri të caktuar personash nga Serbia”, tha Komisioni Evropian, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, duke komentuar raportet e një numri të madh qytetarësh malazezë se atyre u është penguar ose u është vështirësuar hyrja në Serbi, Komisioni inkurajon një kthim në aktivitetet normale.

“Po monitorojmë situatën në pikat kufitare serbe dhe inkurajojmë një kthim në procedurat normale me qëllim parandalimin e ndërprerjeve të mëtejshme”, shtoi Komisioni.

Ata arrijnë në përfundimin se në një kohë kur Samiti BE-Ballkani Perëndimor thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, respekti i ndërsjellë dhe dialogu janë të nevojshëm. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.