KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sveçla: Draft-rregullorja për tarifa dhe gjoba komunale është e papranueshme dhe diskriminuese

Sveçla: Draft-rregullorja për tarifa dhe gjoba komunale është e papranueshme dhe diskriminuese

Shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në dëgjimin publik për Projekt-Rregulloren për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, duke thënë se kanë paraqitur vërejtje dhe kundërshtime ndaj draftit.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka shkruar se dokumenti, sipas tij, në shumë aspekte është i papranueshëm dhe diskriminues.

“Në emër të grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, paraqitëm vërejtjet dhe kundërshtimet tona ndaj një drafti që, në shumë aspekte, është i papranueshëm dhe diskriminues”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka thënë se kanë kërkuar heqjen e propozimeve që, sipas tij, rëndojnë qytetarët dhe bizneset, duke përmendur disa nga to.

“Kërkuam që të hiqen propozimet që rëndojnë qytetarët dhe bizneset, si tarifa hyrëse për vetura, taksa për zejtarët dhe zanatlinjët, dyqanet e vogla të lagjeve, e të tjera”, ka shkruar ai.

Sipas Sveçlës, gjatë dëgjimit publik janë paraqitur edhe amendamente dhe propozime për një rregullore që, sipas tij, do të ishte më e drejtë dhe në shërbim të interesit publik.

“Gjithashtu paraqitëm amendamentet dhe propozimet tona për një rregullore më të drejtë, më të arsyeshme dhe në shërbim të interesit publik”, ka deklaruar Sveçla. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.