KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni

Gardhi rrethues, i vendosur rreth një muaj më parë në zonën e Akernisë, pranë pyllit dhe hidrovorit, është hequr gjatë natës së mbrëmshme.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, edhe në pjesën e Zvërnecit, ku më herët ishin larguar rojet e vendosura në terren, ka nisur procesi i çmontimit të gardhit.

Në këto momente, po hiqen segmentet e fundit të gardhit përgjatë gjithë perimetrit që shtrihet nga zona e hidrovorit të Akernisë deri në Zvërnec. Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi u hoq edhe teli me gjemba që ishte vendosur mbi gardhin rrethues. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.