KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Kylie Jenner mahnit me linjat trupore, teksa pozon me bikini rozë

Kylie Jenner mahnit me linjat trupore, teksa pozon me bikini rozë

Kylie Jenner ka mahnitur me format e saj trupore, teksa u shfaq me bikini rozë gjatë një udhëtimi veror të organizuar me Kylie Cosmetics në ishujt Turks dhe Caicos këtë javë.

Ylli 28-vjeçar i reality shout “The Kardashians” ndau me 382 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi tërheqëse nga eventi ekskluziv.

Jenner udhëtoi drejt destinacionit tropikal me aeroplanin e saj privat, së bashku me vajzën e saj Stormi, 8 vjeçe, djalin Aire, 4 vjeç, si dhe mikeshat e saj Anastasia Karanikolaou, Yris Palmer dhe Carter Gregory.

Pas mbërritjes, grupi u akomodua në një vilë të bardhë buzë detit, e pajisur me një pishinë të madhe.

Miliarderja u tregoi ndjekësve edhe ambientet e vilës verore, përpara se të vishte bikini rozë të çelët dhe të realizonte një selfie para pasqyrës në banjë, ndërsa mbante në dorë një koktej me kokos.

“Udhëtimi veror i Kylie-t!!! @kyliecosmetics”, shkroi ajo në Instagram. “Po e shijojmë verën në maksimum.”

Më vonë shtoi: “Darkë në perëndim të diellit me Kylie Cosmetics.”

Në fotografitë e publikuara nuk kishte asnjë shenjë të të dashurit të saj, aktorit Timothée Chalamet.

Miliarderja publikoi gjithashtu disa imazhe ku shihet duke hipur në aeroplanin e saj privat së bashku me mikeshat, të gjitha të veshura me kostume sportive rozë të markës Kylie Cosmetics.

Yris Palmer kishte marrë me vete edhe vajzën e saj, Ayla, 9 vjeçe, e cila është shoqe e ngushtë me Stormi-n.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.