KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Alarmi për “veprim hibrid”: Policia e Malit të Zi bllokon në aeroport dhe dëbon 90 persona të ardhur nga Beogradi

Alarmi për “veprim hibrid”: Policia e Malit të Zi bllokon në aeroport dhe dëbon 90 persona të ardhur nga Beogradi

Forca të shumta policore kanë rrethuar dhe kanë marrë nën kontroll Aeroportin e Tivatit në Malin e Zi, pasi një fluturim “charter” me 90 persona të ardhur nga Beogradi është bllokuar në pistë, njofton gazeta malazeze “Vijesti”.

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi u ka ndaluar atyre hyrjen në vend nën dyshimin për “veprim hibrid” dhe rrezikim të sigurisë kombëtare, duke vendosur që të gjithë të kthehen mbrapsht në kryeqytetin serb.

Sipas gazetës “Vijesti”, grupi prej 90 personash – një pjesë e madhe e të cilëve në dosjet policore fugurojnë si “persona me interes për sigurinë” dhe me lëndë kriminale – arriti në Tivat të mërkuren paradite me një avion të kompanisë “Air Serbia”. Gjatë kontrollit në pikën kufitare, anëtarët e këtij grupi refuzuan t’u përgjigjeshin pyetjeve të policisë se cili ishte qëllimi i vizitës së tyre në Malin e Zi.

Sipas të dhënave që disponojnë shërbimet malazeze të sigurisë, këta persona kishin marrë përsipër si detyrë të ofronin një lloj “sigurie joformale” për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pritet të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet të premten në Tivat.

Për shkak të këtij aktiviteti të dyshimtë dhe të paautorizuar, zyrtarë e policisë malazeze konfirmuan: “Atyre u është ndaluar hyrja. Me fluturimin e parë do të kthehen të gjithë në Beograd”. Avioni i tipit “Embraer E195”, i cili duhej të nisej menjëherë pas uljes, u bllokua për orë të tëra në pistën e aeroportit për të kryer verifikimet e detajuara.

Në një deklaratë për mediat, Drejtoria e Policisë së Malit të Zi sqaroi se ky aksion vjen në kuadër të masave të shtuara për mbarëvajtjen e Samitit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.