KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fatmir Spahiu zbulon ndryshimin e madh fizik – 90 kilogramë më pak në katër vite

Fatmir Spahiu zbulon ndryshimin e madh fizik – 90 kilogramë më pak në katër vite

Aktori i njohur nga Gjilani, Fatmir Spahiu, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij në rrjetet sociale me një postim që tregon ndryshimin e jashtëzakonshëm që ka përjetuar ndër vite.

I dashur për publikun për rolet e tij humoristike dhe veçanërisht për personazhin e ‘Bufit’, Spahiu ka ndarë një krahasim interesant mes dy pasaportave të tij, duke zbuluar rezultatet e transformimit fizik që ka arritur.

Me dozën e tij karakteristike të humorit, aktori shkroi: “Për katër vite minus 90 kg dhe 2 cm”, duke iu referuar jo vetëm humbjes së konsiderueshme në peshë, por edhe ndryshimit të vogël në gjatësinë e shënuar në dokumentet zyrtare.

Foto: Instagram

Sipas të dhënave të publikuara, në pasaportën e vitit 2016 gjatësia e tij figuron 186 centimetra, ndërsa në dokumentin më të fundit ajo është regjistruar 184 centimetra.

Megjithatë, ajo që ka bërë më shumë përshtypje është rënia drastike prej 90 kilogramësh, një arritje që reflekton përkushtim, disiplinë dhe një angazhim të vazhdueshëm ndaj një jetese më të shëndetshme.

Ndjekësit nuk kanë kursyer fjalët e mira për Spahiun, duke e përgëzuar për ndryshimin e dukshëm fizik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.