KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Varfëria në Gjermani rritet në 16.1 për qind në vitin 2025, prek mbi 13 milionë persona

Varfëria në Gjermani rritet në 16.1 për qind në vitin 2025, prek mbi 13 milionë persona

Varfëria në Gjermani ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke arritur në 16.1 për qind të popullsisë, sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata e Barabartë e Mirëqenies Sociale (Paritätischer Wohlfahrtsverband).

Sipas raportit, kjo përqindje përfaqëson rreth 13.34 milionë njerëz në vend.

Shifrat tregojnë një rritje krahasuar me vitin 2024, kur norma e varfërisë ishte 15.5 për qind.

Në raport gjithashtu theksohet se numri i personave të prekur është rritur me rreth 1.2 milion që nga viti 2023, duke sinjalizuar një prirje të vazhdueshme përkeqësimi, shkruan dw.

Shoqata paralajmëroi se situata aktuale mund të përshkruhet si “krizë e ngjashme me emergjencë sociale”, duke kërkuar nga qeveria gjermane që të mos ndërmarrë ulje të ndihmave sociale, të cilat konsiderohen jetike për shtresat më të cenueshme të shoqërisë.

Sipas organizatës, rritja e varfërisë lidhet me një sërë faktorësh ekonomikë dhe socialë, përfshirë inflacionin e vazhdueshëm, rritjen e kostos së jetesës dhe presionin mbi sistemin e mirëqenies sociale në vend.

Raporti ngre shqetësime për rritjen e pabarazisë dhe thekson nevojën për politika më të forta sociale për të parandaluar thellimin e mëtejshëm të krizës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.