Close Menu
    What's Hot

    3 rregullat kyçe të frizeres së Julia Roberts për flokë të shëndetshëm: Nga hidratimi te ritualet e vogla

    December 20, 2025

    Traditë, art dhe zëra nga bota: Sot nis edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec

    December 20, 2025

    Festivali i Këngës në RTSH – hapet zyrtarisht televotimi për 23 këngëtarët finalistë

    December 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • 3 rregullat kyçe të frizeres së Julia Roberts për flokë të shëndetshëm: Nga hidratimi te ritualet e vogla
    • Traditë, art dhe zëra nga bota: Sot nis edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec
    • Festivali i Këngës në RTSH – hapet zyrtarisht televotimi për 23 këngëtarët finalistë
    • E kritikoi Bia Khalifa-n, Olta Gixhari ia kujton Ludos fotot me Kim Kardashian
    • Drilon Hajrizi akuzon FBK-në për padrejtësi, thotë se e meritoi çmimin e më të mirit të vitit
    • Truke të thjeshta për një shtëpi më të ngrohtë: Si ta ngrohni ambientin deri në 10°C pa ndezur ngrohjen
    • Super gripi H3N2 po përhapet si cunami – çka e bën ndryshe nga gripi i zakonshëm
    • Konjufca: Me Vetëvendosjen edhe për 4 vite për siguri e begati
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, December 20
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Donald trump

    Sapo ka filluar divorci MAGA-Trump

    korrektpressBy korrektpressDecember 17, 2025 Donald trump 5 Mins Read
    Sapo ka filluar divorci MAGA-Trump
    Sapo ka filluar divorci MAGA-Trump
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga: Jesse Edwards / Newsweek
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Donald Trump nuk është presidenti më i keq në historinë amerikane. Ai është amerikani më i keq në historinë amerikane. Ky dallim ka rëndësi, sepse ajo që po vjen më pas, për të, ka shumë pak lidhje me demokratët, politikat apo ideologjinë. Trumpi do të rrëzohet së pari nga njerëzit e tij, sepse gjithmonë kështu përfundojnë gjërat për burrat si ai.

    Së fundmi, Trumpi arriti ta shfrytëzojë edhe vrasjen brutale të Rob dhe Michele Reinerit. Në një postim të pamend në Truth Social, ai u ankua për “Sindromën e çrregullimit ndaj Trumpit”, sikur kjo të kishte ndonjë rëndësi në kontekstin e një vrasjeje të dyfishtë. Ky moment tregon gjithçka që duhet të dini për Donald Trumpin. Edhe në tragjedi, edhe në vdekje, Trumpi beson se historia ka të bëjë me të.

    Rob Reiner ishte liberal. Ai kishte gjithashtu të drejtë për Trumpin. Dhe, pavarësisht nëse Trumpit i pëlqen apo jo, Reineri ishte një njeri më i mirë dhe një forcë krijuese shumë më e madhe. Paaftësia e Trumpit për të mos rezistuar për ta vënë veten në qendër të vrasjes së dikujt tjetër, është e turpshme dhe e pafalshme. Kjo është arsyeja pse Trumpi është amerikani më i keq në historinë amerikane. Ai nuk ka turp, as vetëpërmbajtje dhe as monolog të brendshëm që t’i thotë atij se kur duhet të ndalet.

    Trumpi nuk po e luan të njëjtën lojë si të tjerët. Ai kurrë nuk e ka bërë këtë. Ai po mashtron. Ai është çfarëdo që i duhet që të jetë në momentin e caktuar – për të marrë më shumë para, më shumë vëmendje dhe më shumë besnikëri. Paraja është e vetmja gjë të cilën Trumpi e vlerëson më shumë se veten, dhe kjo përfshin edhe mirësjelljen elementare njerëzore. Ky është i njëjti njeri që u mburr haptas, në incizim, për kapjen e qëllimshme të grave në mënyrë të papërshtatshme sepse besonte se pasuria dhe statusi i tij ia jepnin të drejtën për ta bërë këtë.

    Trumpi po përkeqësohet, dhe kushdo që ka kaluar një kohë me njerëz të moshuar e di se si duket kjo. Krahasoni fjalimet e Trumpit sot me ato të gjashtë vjetëve më parë dhe rënia është e dukshme. Të folurit e çrregullt. Hutimi. Dobësia fizike. Këmbëngulja e vazhdueshme se gjithçka është në rregull. Të gjithë e kemi parë këtë në familjet tona. Nuk ke nevojë të jesh mjek për ta kuptuar. Dhe, sapo e kaluam këtë me Joe Bidenin.

    Në të njëjtën kohë, Trumpi po djeg çdo urë mes tij dhe bazës së tij. Ka rëndësi fakti që përfaqësuesja Marjorie Taylor Greene është kthyer kundër, sepse ajo përfaqëson një pjesë të madhe të lëvizjes MAGA [Make America Great Again / Le ta rikthejmë Amerikën në madhështinë e saj të mëparshme] që ka qenë prej kohësh duke shfryrë në heshtje për të metat e Trumpit. Një ditë është përkushtim total. Ditën tjetër është mohimi total.

    Por, kjo nuk filloi nga Marjorie Taylor Greene. Filloi me fundin e “romancës” së Trumpit me Elon Muskun në një katastrofë të vërtetë mediatike – më të keqen për Shtëpinë e Bardhë që nga Monica Lewinsky. Ishin miqtë më të ngushtë, bashkë në turne, gati të pandashëm, derisa një ditë, krejt papritur, Musku e akuzoi Trumpin se ishte në listën e Epsteinit. Kaq shpejt zhduket besnikëria rreth Trumpit.

    Dhe, kjo do të përshpejtohet vetëm pas zgjedhjeve afatmesme të vitit 2026.

    Pavarësisht se si do të performojnë republikanët, Trumpi do të jetë më shumë barrë sesa aset në ditën pas atyre zgjedhjeve. Nëse republikanët humbasin, Trumpi bëhet arsyetim. Nëse fitojnë, Trumpi bëhet i panevojshëm. Në të dyja rastet, ai nuk është më i dobishëm, dhe kur Trumpi nuk është më i dobishëm, ai hidhet tej.

    Nëse keni nevojë për prova shtesë, mos shikoni më larg se shefja e tij e stafit, Susie Wiles, e cila i tha Vanity Fair-it – në një seri intervistash zyrtare – se Trumpi po sillet si një alkoolik.

    Ky është fati i të gjithë tiranëve. Nuk tradhtohen nga armiqtë e tyre. Tradhtohen nga njerëzit që janë më pranë tyre, sepse ata njerëz e duan fronin për vete.

    Vëzhgoni me kujdes Marco Rubion. Vëzhgoni edhe më nga afër JD Vancein. E kemi parë këtë model me dhjetëra herë më parë. Trump 1.0 ishte një derë rrotulluese besnikërie e ndjekur nga tradhtia publike. Trump 2.0 do të jetë më i keq, sepse rreziku është më i madh dhe durimi ka mbaruar.

    Nuk ka nder mes hajdutëve, dhe Trumpi nuk ka më asgjë për t’i ofruar krahut të djathtë. Ai nuk mund të sjellë stabilitet. Ai nuk mund të sjellë unitet. Ai nuk mund të sjellë politika. E vetmja gjë që mund të ofrojë është kaosi, vetëlavdërimi dhe fjalimet e përhanta të një klouni narcisist.

    Askush nuk do ta dojë kutërbimin Trumpit teksa i afrohemi vitit 2028.

    Dhe, së shpejti, republikanët do të shtiren sikur kurrë nuk e kanë njohur.

    Do të thonë se kishin dyshime. Do të thonë se u mashtruan. Do të thonë se Trumpi e teproi. E kemi parë këtë skenar më parë. Gjithmonë ndodh në fund.

    Donald Trump është amerikani më i keq në historinë amerikane. Dhe, si çdo burrë që kërkon besnikëri absolute pa ofruar asgjë në këmbim, ai do të tradhtohet i pari nga njerëzit që dikur e quanin mbret. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Donald Trump ndalon tifozët e dy shteteve të tjera të marrin pjesë në Kupën e Botës 2026

    Dosja Epstein, Clinton dhe Michael Jackson në fokusin e dokumenteve të publikuara

    Publikohen dokumente të reja që hedhin dritë mbi skemën e abuzimeve të Epstein

    Trump nuk e përjashton mundësinë e luftës me Venezuelën

    SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

    Trump pezullon lotarinë amerikane për vizat “Green Card”

    Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

    LEXO GJITHASHTU

    3 rregullat kyçe të frizeres së Julia Roberts për flokë të shëndetshëm: Nga hidratimi te ritualet e vogla

    December 20, 2025

    Traditë, art dhe zëra nga bota: Sot nis edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec

    December 20, 2025

    Festivali i Këngës në RTSH – hapet zyrtarisht televotimi për 23 këngëtarët finalistë

    December 20, 2025

    E kritikoi Bia Khalifa-n, Olta Gixhari ia kujton Ludos fotot me Kim Kardashian

    December 20, 2025
    TË TJERA

    Drilon Hajrizi akuzon FBK-në për padrejtësi, thotë se e meritoi çmimin e më të mirit të vitit

    December 20, 2025

    Truke të thjeshta për një shtëpi më të ngrohtë: Si ta ngrohni ambientin deri në 10°C pa ndezur ngrohjen

    December 20, 2025

    Super gripi H3N2 po përhapet si cunami – çka e bën ndryshe nga gripi i zakonshëm

    December 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.