KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nikolloski: Maqedonia e furnizon plotësisht me kerozinë Aeroportin e Prishtinës

Nikolloski: Maqedonia e furnizon plotësisht me kerozinë Aeroportin e Prishtinës

Ne jemi i vetmi shtet që, në kohën e krizës globale në aviacion, po hap destinacione të reja ajrore. Në javët e ardhshme do të hapen pesë linja të reja, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

“Austrian Airlines do të nisë fluturimet e rregullta nga Vjena në Ohër, gjë që do të jetë shumë e rëndësishme për fluturimet lidhëse përmes Vjenës. Ndërsa “Wizz Air” do të fillojë fluturimet nga Polonia, përkatësisht nga Wrocław dhe Krakow drejt Ohrit, çka do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e turizmit dhe do të sjellë turistë polakë.

Nga Shkupi do të kemi dy destinacione të shkëlqyera verore, të cilat do të vazhdojnë edhe pas sezonit veror. Njëri është Palermo në Sicili, ndërsa tjetri është Alghero në Sardenjë. Kështu, ne jemi i vetmi shtet që po hap linja të reja ajrore”, deklaroi Nikolloski.

Ai shtoi se vendi aktualisht furnizon plotësisht me kerozin Aeroportin e Prishtinës dhe pjesërisht aeroportin e Nishit, duke theksuar se falë organizimit të mirë në Shkup, funksionimi i këtyre dy aeroporteve mbështetet gjithashtu nga infrastruktura dhe kapacitetet vendase.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.