KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tayna feston tetë vite karrierë me një event në Prizren – e pranishme edhe Vjosa Osmani

Tayna feston tetë vite karrierë me një event në Prizren – e pranishme edhe Vjosa Osmani

Rap-artistja shqiptare, Tayna, ka festuar tetë vite karrierë me një event në Prizren, qytetin e saj të lindjes.

“Genesis” e ka titulluar festën siç edhe mban emrin albumi i saj i ri me plot dhjetë këngë.

Për të festuar bashkë me të kanë qenë edhe një sërë emrash të njohur nga bota e artit e po ashtu edhe e politikës.

Foto: Instagram

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, duket se ka një raport të mirë me Taynën duke qenë se mbajti edhe një fjalim në festë.

Ajo ia dedikoi disa vargje për suksesin që ka arritur në këto kaq vite si pjesë e skenës.

Foto: Instagram

Disa nga figurat e famshme ishin: Selin Bollati, DJ Gimbo, Elijona Binakaj, Klodian Mihaj, Londrim Mekaj, Dea Mishel, Rezarta Shkurta, Aulona Musta, Fifi, Big Mama etj.

Doruntina Shala (emri i vërtetë) po vijon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në skenën muzikore shqiptare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.