Presidenti Donald Trump tha të hënën se bisedimet po vazhdojnë me Iranin, pavarësisht se media shtetërore iraniane pretendoi më herët gjatë ditës se Teherani kishte pezulluar bisedimet mbi sulmet e Izraelit në Liban.
“Bisedimet po vazhdojnë, me një ritëm të shpejtë, me Republikën Islamike të Iranit”, tha Trump në Truth Social, transmeton Telegrafi.
Më parë, Trump dhe administrata kanë thënë se zakonisht marrin mesazhe kontradiktore nga Irani publikisht dhe privatisht.
Pak para premtimit të tij se bisedimet po vazhdonin, Trump kishte postuar gjithashtu në Truth Social se kishte pasur një bisedë produktive me Benjamin Netanyahun, në të cilën kryeministri izraelit tha se nuk do të dërgonte trupa në Bejrut.
E Irani ka kërcënuar të sulmojë Izraelin verior nëse Bejruti goditet nga sulmet izraelite.
Komanda qendrore ushtarake e Iranit ka paralajmëruar banorët në zonë të largohen, për të shmangur dëmtimin në rast se Izraeli kryen sulmet e tij të planifikuara në periferitë jugore të Bejrutit /Telegrafi/
