Close Menu
    What's Hot

    Gisele Bündchen rikthehet në Brazil në formë perfekte pas lindjes

    December 19, 2025

    Ahmeti: Produktet pyjore jo drusore sjellin deri në 20 milionë euro eksport në vit

    December 19, 2025

    Komuna e Dragashit nënshkruan memorandum për menaxhimin e pyllëzimeve në Restelicë

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Gisele Bündchen rikthehet në Brazil në formë perfekte pas lindjes
    • Ahmeti: Produktet pyjore jo drusore sjellin deri në 20 milionë euro eksport në vit
    • Komuna e Dragashit nënshkruan memorandum për menaxhimin e pyllëzimeve në Restelicë
    • Prishtina inauguron “Deep Space 8K”, hapësirë për teknologji dhe krijimtari
    • “Të dyshuarit janë kapur në flagrancë”, gjithçka nga aksioni i Prokurorisë Speciale bashkë me AKI-në e Policinë
    • Deputeti serb, Boskoviq: Vuçiq i ka kërkuar KFOR-it të hapë rrugën për grupin e Radoiçiqit që shqiptarët të mos i vrasin
    • BE-ja miratoi një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën
    • “Korrupsioni i ‘mveshur’ në solidaritet”
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, December 19
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Australia

    I dyshuari për sulmin me armë në Australi akuzohet për 15 vepra vrasjeje – veprat iu komunikuan pranë shtratit në spital

    korrektpressBy korrektpressDecember 17, 2025 Australia 2 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Naveed Akram, i dyshuari i mbijetuar nga sulmi masiv me armë zjarri të dielën në Bondi Beach në Sidnei të Australisë, është akuzuar për 59 vepra penale, përfshirë 15 akuza për vrasje dhe një akuzë për kryerjen e një akti terrorist, sipas Policisë së Uellsit të Ri Jugor (New South Wales).

    Sulmuesi tjetër, babai i tij Sajid Akram, 50 vjeç, u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në vendngjarje.

    Pesëmbëdhjetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulm, i cili kishte në shënjestër komunitetin hebre të Australisë gjatë një aktiviteti që shënonte natën e parë të Hanukës.

    Pamje që tregojnë çiftin që përpiqet të ndalojë personin e armatosur – përpara se të vriten nga ai, në sulmin në Sidnei të Australisë

    Ky ishte sulmi më vdekjeprurës me armë zjarri në shtetin australian që nga viti 1996, raporton bbc.

    Akram përballet gjithashtu me 40 akuza për shkaktim të dëmtimeve të rënda trupore me qëllim vrasjeje, si dhe me një akuzë për shfaqje publike të simbolit të një organizate terroriste të ndaluar.

    Ai u plagos rëndë gjatë incidentit të së dielës dhe seanca e parë gjyqësore u mbajt pranë shtratit të tij në spital, njoftoi gjykata lokale e Uellsit të Ri Jugor.

    Çështja është shtyrë deri në prill të vitit 2026, shtoi gjykata.

    Në portofolin e sulmuesit nga Sidnei u gjet një kartë identiteti e klubit serb të gjuetisë, ai ishte anëtar

    Njëzet persona të plagosur në sulm vazhdojnë të jenë të shtruar në spitale në Sidnei, ndërsa një person mbetet ende në gjendje kritike.

    Policia e ka cilësuar sulmin si një incident terrorist, ndërsa kryeministri australian, Anthony Albanese pohoi se të dyshuarit duket se kanë qenë “i motivuar nga ideologjia e grupit Shteti Islamik”.

    Policia njoftoi se në automjetin e përdorur nga sulmuesit janë gjetur flamuj “artizanalë” të Shtetit Islamik dhe mjete shpërthyese të improvizuara (IED). /Telegrafi/

    TË TJERA

    Skena dramatike në Sidnei, shtatë burra të arrestuar – ishin nisur drejt plazhit Bondi

    Arsyeja mbetet mister, një australian humbi jetën pas përplasjes me xhamin e një restoranti në Tajlandë

    Policia me njoftim të ri për vrasjet makabre në Australi

    LEXO GJITHASHTU

    Gisele Bündchen rikthehet në Brazil në formë perfekte pas lindjes

    December 19, 2025

    Ahmeti: Produktet pyjore jo drusore sjellin deri në 20 milionë euro eksport në vit

    December 19, 2025

    Komuna e Dragashit nënshkruan memorandum për menaxhimin e pyllëzimeve në Restelicë

    December 19, 2025

    Prishtina inauguron “Deep Space 8K”, hapësirë për teknologji dhe krijimtari

    December 19, 2025
    TË TJERA

    “Të dyshuarit janë kapur në flagrancë”, gjithçka nga aksioni i Prokurorisë Speciale bashkë me AKI-në e Policinë

    December 19, 2025

    Deputeti serb, Boskoviq: Vuçiq i ka kërkuar KFOR-it të hapë rrugën për grupin e Radoiçiqit që shqiptarët të mos i vrasin

    December 19, 2025

    BE-ja miratoi një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.