KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Rruga Kërçovë-Dibër mbetet e papërfunduar, shembjet e dheut bllokojnë punimet

Rruga Kërçovë-Dibër mbetet e papërfunduar, shembjet e dheut bllokojnë punimet

Rruga nga Kërçova, gjegjësisht nga fshati Izvor e deri në Dibër e gjatë 19 km ende nuk ka përfunduar, kjo pasi që gjatë punimeve kompania hasi në shembje të mëdha dheu. Traseja është hapur, një pjesë e madhe është asfaltuar por sërish ka shembje në disa pjesë të rrugës.

Për tu përfunduar kjo rrugë dhe për të qenë funksionale, duhet të vendosen mure mbrojtëse.Për këtë kompania ka kërkuar mjete shtesë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”, por nga atje ende nuk janë miratuar.

“Sa i përket rrugës Izvor–Gari, për momentin nuk ka asgjë të re. Ende nuk janë miratuar mjetet shtesë për muret mbajtëse nga ana e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Jam i informuar se këto mjete pritet të sigurohen së shpejti, por nuk mund të them se sa shpejt do të ndodhë kjo”, tha Rade Trajkovski.

Për këtë kërkuam qëndrim edhe nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, por nga atje ende nuk kemi një përgjigje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.