KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një fëmijë nxirret nga Liqeni i Batllavës – shpëtohet falë reagimit të shpejt të policisë

Një fëmijë nxirret nga Liqeni i Batllavës – shpëtohet falë reagimit të shpejt të policisë

Një intervenim i shpejtë i zyrtarëve policorë ka rezultuar vendimtar në shpëtimin e jetës së një fëmije në Liqenin e Batllavës.

Sipas informacioneve, gjatë patrullimit, njësiti policor i ka dalë në ndihmë një qytetari i cili kishte nxjerrë nga liqeni një fëmijë në gjendje të rëndë.

Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masat e nevojshme të reanimimit kardio-pulmonar (CPR), duke arritur të përmirësojnë gjendjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi emergjent mjekësor, i cili pas ofrimit të ndihmës së parë e ka transportuar fëmijën për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Reagimi i shpejtë dhe profesional i policisë dhe ekipit mjekësor ka qenë kyç në këtë rast të shpëtimit të jetës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.