KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Menaxheri Art Shabanaj publikon fotografi krah yllit të famshëm Marlon, teksa bëjnë shqiponjën

Menaxheri Art Shabanaj publikon fotografi krah yllit të famshëm Marlon, teksa bëjnë shqiponjën

Menaxheri i festivaleve, Art Shabanaj, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me postimet e tij nga finalja e këtij sezoni e UEFA Champions League, e zhvilluar në Puskas Arena në Budapest.

Shabanaj ka publikuar disa fotografi dhe pamje nga atmosfera në stadium, duke ndarë me ndjekësit emocionet e një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në Evropë.

Ajo që mori vëmendje të veçantë ishte një fotografi e realizuar krah krijuesit të njohur të përmbajtjes, Marlon Lundgren Garcia, i njohur publikisht si Marlon.

Foto: Instagram

Në fotografinë e publikuar, të dy shihen duke bërë simbolin e shqiponjës, një gjest që u komentua gjerësisht nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Marlon është një personalitet suedez i famshwm, ‘streamer’ dhe model, i cili ka fituar famë përmes platformave sociale dhe për lidhjet e tij të ngushta me anëtarët e organizatës së njohur të gaming-ut ‘FaZe Clan’.

Ai është gjithashtu pjesë e grupit të njohur të krijuesve të përmbajtjes, CORE Boys.

Postimi i Shabanajt ka ngjallur interes të madh, duke sjellë reagime të shumta nga ndjekësit e tij, të cilët e kanë vlerësuar këtë moment të veçantë nga finalja e madhe e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.