KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Emocionohet Erdogan, vajza me sindromën Down e puth dhe e përqafon gjatë fjalimit

Emocionohet Erdogan, vajza me sindromën Down e puth dhe e përqafon gjatë fjalimit

Një moment prekës gjatë një eventi zyrtar në Turqi është bërë viral në rrjetet sociale, pasi një vajzë me sindromën Down i rrëmbeu vëmendjen presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ngjarja ndodhi gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e 573-vjetorit të pushtimit të Stambollit, ku Erdogan po mbante një fjalim para të pranishmëve.

Në pamjet që po qarkullojnë gjerësisht në internet, presidenti shihet duke i dhënë vajzës një shumë simbolike parash.

– YouTube www.youtube.com

Menjëherë pas kësaj, ajo iu afrua dhe e përqafoi me shumë ngrohtësi, duke krijuar një moment spontan që emocionoi jo vetëm Erdoganin, por edhe të pranishmit në ceremoni.

Momenti është shpërndarë në rrjete sociale, ku shumë përdorues e kanë cilësuar si një nga skenat më prekëse të eventit, duke vënë në pah spontanitetin dhe ngrohtësinë e vajzës që për pak çaste u bë qendra e vëmendjes në ceremoninë përkujtimore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.