KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Me një pamje plot stil, Maura Higgins rrëmben vëmendjen në Miami

Me një pamje plot stil, Maura Higgins rrëmben vëmendjen në Miami

Maura Higgins tërhoqi vëmendjen në Miami gjatë eventeve të organizuara nga Sports Illustrated Swimsuit, duke u shfaqur me dy paraqitje elegante brenda së njëjtës ditë.

Ish-finalistja e “Love Island”, 35 vjeçe, ekspozoi format e saj të tonifikuara me një kombinim bardhezi, të përbërë nga një bluzë e shkurtër, fund i ngushtë dhe xhaketë e kombinuar, gjatë një darke të organizuar në South Beach.

Më herët gjatë ditës, Maura kishte zgjedhur një fustan të bardhë maxi me shpinë të hapur, duke kompletuar pamjen me aksesorë të artë dhe syze dielli elegante, shkruan DailyMail.

Ylli irlandez po kalon gjithnjë e më shumë kohë në Shtetet e Bashkuara, ku po zhvillon karrierën e saj televizive.

Pas sukseseve në “Love Island USA”, “Love Island Games” dhe “The Traitors US”, ajo vazhdon të forcojë pozitat në tregun amerikan të argëtimit.

Së fundmi, Maura ka nënshkruar me agjenci të rëndësishme talentesh dhe marrëdhëniesh publike në SHBA, duke shtuar spekulimet se ajo mund të sigurojë së shpejti një rol të rëndësishëm në industrinë e Hollywood-it. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.