KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Turistët e huaj popullojnë Durrësin, fluks i lartë i pushuesve në plazhe

Turistët e huaj popullojnë Durrësin, fluks i lartë i pushuesve në plazhe

Sezoni veror i shoqëruar me temperatura te larta ka sjellë një fluks të lartë të pushuesve në bregdet, ku plazhet janë mbushur me vizitorë vendas dhe të huaj.

Këta të fundit shprehen të kënaqur me mikpritjen, pastërtinë dhe bukuritë që ofron Durrësi.

“Po qëndrojmë në Tiranë dhe sot erdhëm për herë të parë në Durrës për të bërë plazh. Deri tani gjithçka na ka pëlqyer shumë dhe me siguri do të rikthehemi për pushime në Shqipëri.”

“Jam nga Ukraina. Në Durrës është shumë bukur. Ka plazhe të mrekullueshme dhe njerëz shumë të këndshëm. Është dita ime e parë këtu dhe po kaloj shumë mirë. Do të vij përsëri, sepse më pëlqen Shqipëria dhe prej pesë vitesh e vizitoj për pushime.”

“Vij nga Roma. Durrësi është një vend shumë i këndshëm dhe më pëlqen shumë. Kjo është hera e pestë që vij këtu. Për momentin gjithçka duket shumë mirë.”

Operatorët turistikë presin që numri i pushuesve të rritet ndjeshëm gjatë javëve në vijim, sidomos me hyrjen në muajin qershor dhe nisjen e rezervimeve të plota për sezonin veror./Vizion+

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.