KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Indri Shiroka largohet përfundimisht nga Ferma VIP 3 pas vendimit të publikut

Indri Shiroka largohet përfundimisht nga Ferma VIP 3 pas vendimit të publikut

Aktori, Indri Shiroka, është eliminuar nga gara e Ferma Vip 3, duke i dhënë fund përfundimisht rrugëtimit të tij në spektakël pas votës së publikut.

Në spektaklin e mbrëmjes, Indri u rendit ndër banorët më pak të preferuar së bashku me Klevisën dhe Kostanën, të cilat u vendosën në një sfidë mes tyre për të vazhduar më tej në lojë.

Sfida u fitua nga Kostana, e cila arriti të sigurojë qëndrimin në fermë dhe të shmangë rrezikun e eliminimit, duke e lënë garën të hapur vetëm mes Indrit dhe Klevisës.

Ferma VIP/YouTube

Pas kësaj, dyshja u përball në një televotim kokë më kokë, ku publiku vendosi që Indri Shiroka të lërë garën dhe të mos vazhdojë më tej në spektakël.

Gjatë momentit të eliminimit, aktori fillimisht shprehu dëshirën për t’u larguar nga loja, por u bind të qëndrojë dhe të përballet me vendimin e publikut pas këmbënguljes së moderatores Arbana Osmani.

Me këtë vendim, Indri i jep fund eksperiencës së tij në Ferma VIP 3, ndërsa gara vazhdon me banorët e tjerë që synojnë finalen e spektaklit. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.