KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku premton 200 euro në muaj për çdo fëmijë të porsalindur

Abdixhiku premton 200 euro në muaj për çdo fëmijë të porsalindur

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka prezantuar një nga zotimet kryesore të programit të tij politik, duke premtuar mbështetje financiare për familjet që nga lindja e fëmijëve.

Gjatë shpalosjes së programit, Abdixhiku deklaroi se çdo fëmijë i porsalindur në Kosovë do të përfitojë 200 euro në muaj për një vit të plotë, që në total përbën 2,400 euro. Sipas tij, kjo mbështetje do t’u jepet nënave që nga dita e parë e lindjes së fëmijës.

Ai theksoi se zhvillimi i vendit është i pamundur pa familje të forta dhe se shteti duhet të jetë pranë qytetarëve që në momentet e para të jetës.

Abdixhiku po ashtu njoftoi se programi i LDK-së parasheh edhe mbështetje të vazhdueshme për fëmijët nga mosha një deri në 16 vjeç, me pagesa mujore prej 40 deri në 50 euro për secilin fëmijë.

Sipas kreut të LDK-së, këto masa synojnë të lehtësojnë barrën financiare për familjet, të inkurajojnë lindjet dhe të krijojnë kushte më të mira për mirëqenien e fëmijëve në Kosovë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.