Partia Demokratike (PD) po mban Kuvendin e saj Kombëtar në Tiranë.
Në hapje të Kuvendit u prezantua një video e krijuar me inteligjencë artficiale, në të cilën flet një avatar i heroit kombëtar – Skëndërbeu.
“Unë jam Skënderbeu. Jo Skënderbeu i Elisës, para se Elisa të inatosej me Skënderbeun e saj.
As Skënderbeu i kullës së Edit në mes të Tiranës. Jam Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, europianisti i parë i këtyre trojeve. Në fakt, jam një avatar i krijuar nga Departamenti AI i Partisë Demokratike. Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar miliona euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro. Edi Rama po i kushton shumë Shqipërisë; që nga pushtimi osman askush nuk i ka kushtuar më shumë këtij vendi të bekuar. Në fund, më lejoni t’i uroj punë të mbarë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Le të jetë kjo besëlidhje jo vetëm e Ripërtëritjes, por edhe e Anti-Vjedhjes!”, tha avatari i krijuar me inteligjencë artificiale nga Partia Demokratike. /Telegrafi/
