KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Buçkovski: BE-ja e ka harruar Ballkanin Perëndimor

Buçkovski: BE-ja e ka harruar Ballkanin Perëndimor

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i LSDM-së, Vllado Buçkovski, vlerëson se Departamenti i Shtetit i SHBA-së “nuk interesohet më për Ballkanin Perëndimor, siç ishte rasti në 30 vitet e fundit”.

“Përfshirja e amerikanëve në ndërtimin e kombeve dhe demokracive tona ka mbaruar. Mendoj se tani ekonomia është ajo që u intereson partnerëve tanë amerikanë”, beson ai, duke dhënë një deklaratë për emisionin politiko-analitik serb “Sinteza”.

Duke folur për zgjerimin e BE-së, Buçkovski theksoi se “ata e kanë harruar Ballkanin Perëndimor dhe nëse nuk do të ishte kriza në Ukrainë, ne do të ishim jashtë interesave të Unionit”.

Sipas tij, zgjerimi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe thekson se nuk mund të harrojmë atë që ka bërë Maqedonia./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.