KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas tubimit në Prishtinë, Bardhyl Hasanpapaj takon strukturat lokale të LDK-së

Pas tubimit në Prishtinë, Bardhyl Hasanpapaj takon strukturat lokale të LDK-së

Pas hapjes së fushatës zgjedhore në Prishtinë, kandidati për deputet nga LDK-ja, Bardhyl Hasanpapaj, ka zhvilluar takim me kryetarë komunash, anëtarë të kuvendeve komunale dhe përfaqësues të strukturave lokale të partisë.

Hasanpapaj ka vlerësuar angazhimin e strukturave të LDK-së nëpër komuna, duke i quajtur ata promotorë të fitoreve dhe mbështetës të vazhdueshëm të subjektit politik.

“Pas tubimit madhështor në hapjen e fushatës mbrëmë në Prishtinë, takuam kryetarët e komunave, anëtarët/et e kuvendeve komunale dhe anëtarët e qeverisjeve komunale, promotorët e fitoreve tona në çdo komunë dhe njerëzit që mbajnë gjallë degët e nëndegët e LDK-së”, ka shkruar ai.

Tutje, Hasanpapaj ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që, sipas tij, po merr çdo ditë nga strukturat dhe qytetarët.

“Mirënjohje pafund për besimin, përkushtimin dhe mbështetjen që po na jepni çdo ditë. Bashkë, drejt fitores!”, ka deklaruar Bardhyl Hasanpapaj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.